Aleksandër Ceferin e quan një sukses “Fair Play” financiar për klubet. Shifrat e reja të 718 klubeve në Europë janë përpiluar nga divizioni i qëndrueshmërisë financiare të UEFA-s.

Për herë të parë në histori, deri në dhjetor 2017, financat e klubeve ishin fitiprurëse. “Futbolli europian është më i shëndetshëm se kurrë farë “Fair Play”. Fitimet e klubeve prej 600 milionë euro në 2017 janë shumë më mirë se humbjet prej 1.7 miliardë eurosh që ato kishin në 2011, kur edhe kjo rregullore filloj të zbatohej”, u shpreh Ceferin Shifrat flasin për bilance të jashtëzakonshme, me asete prej 7.7 miliardë euro më të larta se borxhet dhe detyrimet. Kujtojmë që në 2011 kjo shifër ishte vetëm 1.9 miliardë euro.

Previous Next