Fitorja e kombëtares së Kosovës ka bërë jehonë në mediumet e ndryshme botërore, por nuk ka kaluar pa u përmendur edhe në disa mediume në Serbi.
Si gjithmonë mediat serbe me frymën e urrejtjes apo më mirë të themi të turpit, shkruajnë e ashtuquajtura Kosovë. ”Kombëtarja e ashtuquajtur, Kosova, mposhti Ishujt Faroe, 2:0, në stadiumin, ‘Fadil Vokrri’ dhe është e para në grupin 3 me katër pikë. Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në këtë stadium dhe kjo filloi duke brohoritur emrin e legjendarit, Fadil Vokrri. Në nder të tij, lojtarët e Kosovës dolën në fushë me numrin, 9 mbrapa në fanellë, derisa në minutën e 9-të, tifozët shfaqën pankartat me këtë numër, derisa figura e tij u shfaqë në pjesën lindore të stadiumit. Ishujt Faroe kanë tre pikë, Azerbajxhani ka dy pikë dhe Malta ka një pikë”, ka shkruar një farë “Novosti”.