Drejtori ekzekutiv i kompanisë Mediapro, Jaume Roures, ka bërë të ditur se ata janë në bisedime me UEFA-n për ta caktuar njërën nga finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meqenëse dy finalet e radhës janë caktuar, mundësia e parë për ta bërë një gjë të tillë do të jetë për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021. Këtë sezon finalja do të zhvillohet në Madrid të Spanjës, në stadiumin e Atletico Madridit, ndërsa sezonin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë. “Jemi në bisedime për ta caktuar një finale të Ligës së Kampionëve në New York”, ka thënë Roures për “Radio Catalunya”.

Previous Next