Cesc Fabregas mund të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea.
Chelsea mund ta humb mesfushorin Cesc Fabregas si futbollist i lirë në qershorin e vitit 2019. “Daily Express” shkruan se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A te skuadra e Milanit. Ish mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”. Andaj, ai nga janari do të jetë i lirë të negociojë me një klub të ri, në lidhje me transferim si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.