Kroacia takohet sot me Spanjën në Ligën e Kombeve ndërkohë që pak ditë më parë barazoi 1-1 në miqësoren ndaj Portugalisë.
Në Estadio Emanuel Martinez Valero në Elche, mbrëmja e të martës do të ndizet me një sfidë vërtetë spektakolare. Pas fitores ndaj Anglisë Luis Enrique do të debutojë edhe përballë publikut spanjoll, me Spanjën që në ndeshjen e dytë të grupit A të Divizionit A në Ligën e Kombeve, sfidon Kroacinë nënkampione Europe. La Roja me një fitore sot do të hidhte pas shpatullave Botërorin rus që nuk rezultoi aspak pozitiv për Spanjën dhe njëkohësisht do të blindonte vendin e parë në kuotën 6 pikëve. Kroacia e Zlatko Dalic, nënkampione e botës, vjen me ndryshime në këtë kompeticion. Mandzukic, Subasic e Corluka i kanë dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues ndërkohë që i dëmtuar është edhe qëndërmbrojtësi i Liverpoolit Dejan Lovren, transmeton “SS”. Nga njëri krah do të jenë De Gea, Ramos, Busquets e Isco ndërsa në krahun tjetër Modric, Rakitic, Kovacic e Perisic emra me peshë që të bëjnë të mendosh se spektakli do të jetë i garantuar në këtë superduel. Ndeshja do të transmetohet live në kanalin Supersport 2 në orën 20:45.