Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar gol me Juventusin në Serie A.

Sulmuesi i ardhur nga Real Madrid luajti takimet e para të sezonit të ri por nuk ka qenë i saktë para portës kundërshtare. “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm ka publikuar një titull: CR 5.5, duke i ndryshuar numrin e Ronaldos në formë të vlerësimit për paraqitjet e tij të deritashme në Torino. Juventus ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe kryeson Serie A me 9 pikë të grumbulluara.


Previous Next