Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka folur për gjendjen e Paulo Dybalas, ish-yllit të klubit të tij.

Zamparini deklaroi që Dybala do të largohet që në janar. “Sa herë që ai nuk është në fushë më vjen për të qarë” shprehet Zamparini për RMC Sport. “Ai është në stol për shkak të Allegrit. Allegri duhet të vijë te Palermo dhe të fitojë Scudetton, pasi tek Juventus është e lehtë për t’u bërë fenomen”. “Dy vite më parë e kam këshilluar Dybala të shkojë në Spanjë, ku do të luante futboll. Ai do të largohet pasi Juventus do të marrë 120 mln euro”. “Në janar besoj se do të largohet për në Spanjë, por edhe në Angli ka oferta për të”, shtoi ai.

Previous Next