Paulo Dybala do të pranonte një kalim te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi argjentinas është i gatshëm të largohet nga Juventus, për të provuar diçka të re në La Liga. ‘Don Balon’ raporton se 24 vjeçari i ka thënë ‘PO’ Real Madridit, duke shprehur dëshirën për t’iu bashkuar në afatin e janarit. Problemi i vetëm në finalizimin e këtij transferimi, mund të jetë shumë e parave. Florentino Perez nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 100 milionë euro për Dybalan, ndërsa Juventusi në anën tjetër kërkon më shumë. Paulo Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 103 paraqitje ka realizuar 53.

Previous Next