Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka vërtetuar jo pak herë se është një person i pasionuar pas video lojërave.

Këtë më së miri e vërtetojnë festimet e tij, që rrjedhin nga protagonistë të ndryshëm të video lojërave. Kampioni i botës me Francën tashmë ka formuar ekipin e tij ideal për të konkurruar në ‘PES 2019’. Duke parë formacionin e Griezmann, mund të thuhet se ka befasi kur sheh se më shumë në atë formacion ka lojtarë të Real Madridit se sa të Atletico Madridit. Griezmann në qendër të sulmit ka vendosur vetën e tij, ndërsa do të ndihmohet nga Cristiano Ronaldo dhe Lion el Messi. Formacionin e Antoine Griezmann mund ta gjeni në fotografinë e mëposhtme.


Previous Next