Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të Ligës së Evropës.

Një fitore e lehtë 4-2 ndaj Vorskla Poltavës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës për Arsenalin. Për trajnerin spanjoll të “Topçinjve”, Unai Emery, është krenari. Në moshën 46-vjeçare ai shënon një rekord absolut: bëhet trajneri i parë që arrin 32 fitore në këtë kompeticion. Emery e fitoi reputacionin e një trajneri fitimtar që kur drejtonte Sevillan. Andaluzianët me Emeryn, hapën një cikël suksesesh të papërsëritshme në Evropë, duke triumfuar në tre sezone radhazi në Ligës së Evropës. I pari trofe erdhi në sezonin 2013-2014, pasi Sevilla mundi Benficën në finale. Klubi spanjoll e fitoi këtë trofe edhe vitin pasardhës, duke mposhtur skuadrën ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk. Emery dhe Sevilla kompletuan “het-trikun” sezonin vijues, duke e mposhtur Liverpoolin.

Previous Next