Mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan – Bissaka është shumë afër transferimit tek skuadra e Manchester United.

Që nga fillimi i merkatos, Manchester United ka shfaqur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, i cili luajti edhe me kombëtaren e Anglisë U-21.


Sipas raportimeve të fundit, ‘Djajtë e kuq’ janë afër marrëveshjes 55 milionëshe për shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Wan – Bissaka do të kryej testet mjekësore tek Man United gjatë kësaj jave para kompletimit të transferimit nga Crystal Palace.

Lojtari do të kthehet në qendrën stërvitore të Man United pas rikthimit të tij nga kombëtarja U-21, nga rrugëtimi që zgjati më shkurt sesa pritej.



Previous Next