Kombëtarja e Zvicrës dëshmoi lojë superiore, duke deklasuar me rezultat 6:0 Islandën, në kuadër të Ligës së Kombeve Divizioni A në futboll.

Xherdan Shaqiri me shokë tregoi lojë të shkëlqyeshme dhe shënoi eurogol. Zvicra menaxhoi lojën pa ndonjë problem dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë më e thellë. Në minutën e 13-të Zuber hapi serinë e golave, kurse Zakaria shtoi epërsinë 2:0 në minutën e 23-të. Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 53-të Shaqiri nga gjuajtja e lirë shënoi eurogol për 3:0. Në minutën e 65-të Albian Ajeti futet në lojë sikurse edhe Admir Mehmeti në atë të 70-tën. Seferoviq thelloi epërsinë në 4:0. Në minutën e 67-të dhe Ajeti me stilin e tij realizoi për 5:0 në minutën e 70-të. Admir Mehmedi me mjeshtri nga afërsia shënoi për 6:0 në minutën e 82-të. Kapiteni Granit Xhaka dha maksimumin, kurse Shaqiri ishte më i miri në fushë. Zvicra e demoloi rivalin dhe e nisi Ligën e Kombeve me fitore të thellë. Duhet theksuar se Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë por ka treguar angazhim të madh.

Golat:


Previous Next