Frederic Veseli është një nga lojtarët që bëri paraqitje të mirë në mbrojtje.

Futbollisti që luan për Empolin në Serinë A, ndonëse nuk ka shumë minuta aktivizim, tregoi se ishte i përqëndruar dhe i pagabueshëm në lojën e tij.


Pas ndeshjes ai u shpreh për Telesport i kënaqur me fitoren e ekipit, ndonëse sipas tij ka ende probleme. Veseli beson se mungesa e një lideri si Lorik Cana në ekipin Kombëtar është e madhe, por futbollistët aktual duhet të bëjnë më të mirë, sipas tij, për të merituar vendin që u takon në ekip. -Urime për ndeshjen, të paktën sot ke shkëlqyer ndonëse nuk jeni aktivizuar rregullisht tek Empoli! -Faleminderit për urimet. Besoj se kemi bërë të gjithë një ndeshje mjaftë të mirë dhe e merituam fitoren. -Ka pothuajse një ndryshim total në mbrojtjen e ekipit Kombëtar, si ndiheni në mungesë edhe të Lorikut? -Ne ndihemi të gjithë shumë mirë. Humbja e Lorikut sigurisht që nuk është e mirë sepse ai ka qenë lider i Kombëtares, një personalitet shumë i rëndësishëm. Ne po mundohemi të luajmë sa më mirë dhe t`a prezantojmë Kombëtaren sa më mirë. -Është momenti më i mirë ky për Kombëtaren? -Jo më i miri jo. Secili prej nesh luan për Kombëtaren dhe jep më të mirën, por kur një Lojtar si Loriku ikën, secili duhet të jap më të mirën dhe të meritoj vendin e vet. -Çfarë po ndodh tek Empoli që nuk po gjeni hapësira? -Nuk e di. Janë vendimet e trajnerit, unë jap çdo ditë maksimumin dhe ai vendos. Besoj të aktivizohem sa më shpejt pasi unë jam gati dhe besoj se kam mundësitë për të treguar se kam nivelin e një futbollisti për Serinë A.

Previous Next