FIFA ka komentuar fitoren e sotme të Kosovës ndaj Ishujve Faroe, duke e quajtur si natë speciale në Prishtinë.
Në një postim në Tëitter FIFA nuk ka lënë pa përmendur as respektin që Dardanët treguan për legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.
“Natë speciale në Prishtinë me stadiumin e renovuar Fadil Vokrri, pasi Kosova e mposht Ishujt Faroe me rezultat prej 2 me 0, fitorja e parë në gara kompetitive. Gjatë ndeshjes fansat nderuan ish-presidentin e FFK-së, i cili fatkeqësisht vdiq këtë vit”, thuhet në postimin e FIFA-së.