Trajneri italian, Roberto Mancini, ishte i shqetësuar pas humbjes 1-0 ndaj Portugalisë në Lisbonë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një performancë e dobët e skuadrës së tij në ndeshjen e së premtes me Poloninë që përfundoi me rezultatin 1-1. Një tjetër natë pa ngjyra ishte ajo se mbrëmjes së djeshme për “axurrët”, që kanë vënë jo pak në pikëpyetje kualifikimin e skuadrës. Mancini pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer dhe deklaroi se skuadra duhet të reagojë sa më shpejt. “Lojtarët e rinj duhet të rriten, nuk kemi shumë alternativa. Duhet të përmirësohemi në aspektin fizik, kështu çdo gjë do të ishte më e lehtë për ne. Skuadra nuk është shumë e rrezikshme në momentin që sulmon. Na mungon fantazia për të zgjidhur situatat e ndryshme në lojë. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Mancini. “Nuk jemi të rrezikshëm përballë portës së kundërshtarit. Nuk jemi në gjendje të shënojmë, ky është problem që duhet zgjidhur”, deklaroi tekniku i Italisë.

Previous Next