Antoine Griezmmani e ka konfirmuar dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën në ligën amerikane, MLS.

Griezman sapo ka nënshkruar kontratën e re me Atletico Madridin, mirëpo 27-vjeçari e sheh të ardhmen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dua ta përfundoj në MLS, pastaj do të shohim se a do të luaj për Los Angelesin ose Miamin”, ka thënë francezi.
“Janë dy qytete të mira, më pëlqen mentaliteti i tyre dhe kultura e showbizit”.
Gjatë kësaj vere pritje se Griezmanni do të transferohej në Barcelonë, mirëpo fituesi i Kupës së Botës me Francën vendosi që të mbetet me Atletin.

Previous Next