John Terry do të transferohet në Rusi te skuadra e Spartak Moskës.

John Terry ka kaluar me sukses testet mjekësore para transferimit në Spartak Moskë. Ish kapiteni i Chelseat do të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi për vitin e dytë. Terry është futbollist i lirë pas largimit nga Aston Villa. Andaj, ai do ta vazhdojë karrierën në Rusi ku pritet të ketë rrogë të madhe, që edhe ishte arsyeja kryesore që e bindi të nënshkruajë me Spartak Moskën.

Previous Next