Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka treguar se nuk i pëlqen shumë kur e shikon mbrojtësin Marcos Alonso në fazën sulmuese pasi krijohet hapësirë në mbrojte, por është i lumtur që spanjolli është pjesë e Bluve. 

Belgu gjithashtu lavdëroi lojën e skuadrës së tij nën urdhrat e Maurizio Sarrit. “Me raste ai është para meje. Dua t’i them atij ‘Marcos, ndonjëherë detyra jote parësore është mbrojtja, sepse luan si mbrojtës i majt딑. “Ky djalosh nuk dëshiron të dëgjojë, ai vetëm dëshiron të shënojë gola. S’ka problem. Ai po bën mirë. Jemi me fat që e kemi në skuadër. Fantastik”. Belgu lavdëroi lojën e Sarrit, duke thënë se ajo po i pëlqen më shumë se ato që ka luajtur në të kaluarën. “Më pëlqen të mbaj topin. Jo në fushën time, por në 30 metrat e fundit. Po më pëlqen kjo mënyrë e lojës”. “Është ndryshe nga ajo e Antonio Contes apo e Jose Mourinhos më parë. Ne e mbajmë topin më shumë dhe për mua nuk është aspak keq”, ka thënë Hazard për Chelsea TV.

Previous Next