Sipas panjolles “Don Balon”, atmosfera tek Atletico Madrid nuk është aspak e mirë, veçanërisht mes Antoine Griezmann dhe Diego Simeone. 

Sulmuesi francez duket se nuk ka qenë dakord me disa nga zgjedhjet e bëra nga trajnerin, fajtor sepse i beson gjithmonë lojtarëve të njëjtë dhe nuk ka besim te të rinjtë, që i kanë kushtuar shumë klubit. Simeone fajësohet për faktin se një skuadër me këta lojtarë cilësorë dhe këto mundësi, nuk arrin të ketë një lojë të rrjedhshme dhe të bukur. Ndeshja e humbur të shtunën kundër Celta Vigo me rezultatin 2-0 ka qenë dëshmia e radhës për këtë.

Previous Next