Sipas shtypit spanjoll, Gianni Infantino është shumë i zemëruar. Mungesat e Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi në ceremoninë e dhënies së çmimit “The Best” kanë lënë shenjë. “AS” ka shkruar se presidenti i FIFA-s e ka konsideruar një bojkot të vërtetë mospjesëmarrjen e dy yjeve të futbollit botëror në mbrëmjen e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Gjërat kanë shkuar deri në atë pikë sa ka urdhëruar avokatët e FIFA-s që të bëjnë gati një kontratë që duhet nënshkruar nga ata lojtarë që në sezonet e ardhshme do të jenë finalistë për një nga çmimet e “The Best” ose që do të jenë të përfshirë në listën e 11 më të mirave. Ata që do të jenë pjesë e listës së fundit të kandidatëve duhet të paraqiten patjetër transmeton telesport. Kështu, ata që nuk do të paraqiten në edicionet e ardhshme, do të paguajnë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kemi të bëjmë me një krisjen e radhës të marrëdhënieve mes FIFA-s dhe kampionëve të botës së futbollit, gjithmonë për faj të çmimeve.
Recommended
Show moreError loading feeds! Maybe because the connection failed or the blogger server did not respond to the request.