Real Madrid është mbledhur për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, që do ta luajnë në Rusi, ndaj CSKA-së së Moskës. Julen Lopetegui, ka grumbulluar 20 lojtarë madrilenë por në këtë listë bie në sy mungesa e dy prej futbollistëve kryesorë të ekipit madrilen: Sergio Ramos dhe Gareth Bale. Kapiteni nuk është grumbulluar në mënyrë që të pushojë, ndërsa uellsiani ka një dëmtim muskular. Këtyre mungesave u shtohen edhe ato të Marcelos dhe Iscos, të dy të dëmtuar. Lista e të grumbulluarve: Portierë: Navas, Casilla dhe Courtois. Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Odriozola dhe Reguilón. Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Marcos Llorente, Asensio dhe Ceballos. Sulmues: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Vinicius Jr.

Previous Next