Leonardo Bonucci e kërkoi me çdo kusht rikthimin në Juventus. Ai e dëshmoi me fjalë në konferencën e prezantimit por e ka bërë edhe me fakte, duke kërkuar nga Milan ta lirojë rikthimin e tij në Torino.
Por, ka edhe më tepër. “Calciomercato” shkruan se Bonucci refuzoi interesimin nga Paris Saint-Germain për rikthim në Juventus. I kërkuar me ngulm nga klubi i pasur nga Ligue 1, Bonucci po ashtu kishte ofertë për pagë prej 6.5 milionë euro në sezon në Paris.Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares italiane e kishte vetëm një gjë në mendje, rikthimin në Juventus.