Liga e Kombeve është një format i ri, një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane.

Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson ndeshjet miqësore dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”. Si funksionojnë Ligat? Kombëtaret luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21, transmeton albeu.com. Çfarë ndodh nëse Shqipëria del e para? Shqipëria nëse del në vendin e parë në grupin me Skocinë dhe Izraelin, siguron kalimin për në Ligën B. Gjithashtu kuqezinjtë Nëse nuk sigurojnë kualifikimin me sistemin tradicional për në “Euro 2020”, atëherë mund të luajnë në fazën “Play Off” me fituesi e tre grupeve të tjerë në Ligën C, ku do të sigurohet vetëm një biletë.

Previous Next