Kombëtarja e Kosovës U-16 tregoi lojë jashtëzakonisht në miqësore, duke e deklasuar me rezultat 5:2 Luksemburgun.

Një miqësore e mirëseardhur për djelmoshat tanë sidomos për trajnerët Isa Sadriu dhe Gazmend Haliti, që panë formën e secilit futbollist.
Aty ishte edhe Besnik Kollari, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish hendbollisti i shquar Agron Shabani, ndryshe selektor i kombëtares së Kosovës për femrat në hendboll. Ishte një atmosferë e mirë dhe lojë e shpejt e djelmoshave tanë, çka e dëshmon edhe fitorja e thellë.

Previous Next