Juventus ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 në ndeshjen ndaj Sassuolos, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Më shumë se fitores, duket se tifozët e Juventus i’u gëzuan golave të Cristiano Ronaldos. Pas 320 minutave lojë, portugezi shënoi golin e parë në fanellën e juventinëve. Ishte minuta e 50’ kur “zonja e vjetër” kaloi për herë të parë në epërsi. 15 minuta më vonë, ishin përsëri “biankonerët” dhe përsëri me anë të Ronaldos për të dyfishuar rezultatin.
Krejt çka tregoi Sassuolo ishte goli në minutën e 91’ nga Khouma Babacar, për rezultatin përfundimtar 2:1. Me këtë fitore Juventus prinë në tabelë me 12 pikë, kurse Sassuolo grumbullon 7 pikë.

Previous Next