Chelsea dhe Liverpool kanë luajtur baras 1:1 në derbin e javës së shtatë në Premierligë.

Xhiroja e shtatë në elitën e futbollit anglez vuri përballë dy skuadrat më formën më të mirë në këtë fillim sezon. Edhe pse Liverpool kishte më shumë nga loja në minutat e para të ndeshjes, ishte Chelsea që e para kaloi në epërsi. Ishte Eden Hazard që shndërroi në gol për 1:0 një asistim të bukur të pranuar nga Kovacic në minutën e 25’. Liverpool nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, për të arritur të dalë i pamposhtur nga ‘Stamford Bridge’. Daniel Sturridge në minutën e 89’ shënoi një super-gol nga distanca, për të barazuar në 1:1 rezultatin.

Previous Next