Suksesi 2-0 i Skocisë përballë Shqipërisë është trumbetuar në mediat britanike, por edhe nga vetë klubet ku militojnë lojtarët skocezë.
Kështu, i pari që ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ishte klubi i Liverpoolit, ku aktivizohet Endi Robertson, kapiteni i përfaqësueses skoceze. Robertson ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe pikërisht këtë ka vlerësuar edhe Liverpooli në shkrimin që i kushtohet takimit të djeshëm ku ai i fitoi shpesh duele ndaj Elseid Hysajt. Endi Robertson siguroi fitoren e tij të parë si kapiten i Skocisë në suksesin 2-0 ndaj Shqipërisë nën ‘Hampden Park’ të hënën. Mbrojtësi i Liverpoolit zhvilloi të 90 minutat në Ligën e Kombeve të Europës dhe krijoi më shumë raste për gol se çdo lojtar tjetër në fushë, me 4 të tilla. Një autogol i Berat Gjimshitit i dha Skocisë një avantazh të shpejtë që në pjesën e dytë, para se Stiven Neismith të siguronte fitoren me një tjetër gol”, ishte komenti i Liverpoolit për këtë ndeshje.