Lorik Cana edhe pse ka dhënë "doreheqjen" nga futbolli, kurrësesi nuk do të largohet nga ky sport.

Së fundmi ai ka konfirmuar se shumë shpejt do të jetë drejtues i një klubi futbolli. Cana ka folur për "Lalaziosiamonoi” ku është shprehur: “Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist." "Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë” ka shtuar Cana.

Previous Next