Fanella me numër 10 te Kombëtarja e Argjentinës i përket vetëm Lionel Messit.

Kështu mendojmë së paku lojtarët e kësaj kombëtare, që janë grumbulluar për dy ndeshjet miqësore atë kundër Guatemalës dhe Kolumbisë. Ylli i Barcelonës është tërhequr përkohësisht nga kombëtarja pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës në Rusi. Ai ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të rikthehet në kombëtare, pas dështimit të radhës për të realizuar pengun e madh të jetës së tij, fitimin e një kupe të botës. Derisa Messi të marrë një vendim, duket se as një lojtar te Argjentina nuk e ka guximin të marrë atë numër.

Previous Next