Kombëtarja e Kosovës të hënën më 10 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Ishujt Faroe.

Pas barazimit 0-0 në Azerbajxhan, ‘Dardanët’ në kuadër të Ligës së Kombeve presin në Prishtinë Kombëtaren e Ishujve Faroe, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së dytë. Në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, trajneri Bernard Challandes pritet të hy me disa ndryshime në formacion. Sipas një parashikimi të ‘kosovan futboll’, ndryshimi i parë do të jetë në sulm, ku Atdhe Nuhiu do të zë vendin e Vedat Muriqit. Nga minuta e parë këtë ndeshje do ta nis edhe Milot Rashica, që do t’i zë vendin Edon Zhegrovës. Se si mund të duket formacioni i Kosovës ndaj Ishujve Faroe, mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme.

Previous Next