Talenti francez është duke shkëlqyer gjithnjë e më shumë si me skuadrën e PSG ashtu edhe me kombëtaren e tij.

Legjenda e futbollit të Francës, David Trezeguet e sheh Kylian Mbappen si pasuesin e dy super yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. 19-vjeçari ka qenë fantastik në Kampionatin Botëror, ku Franca arriti të shpallej kampione, shkruan KosovaPress. “Mbappe është një lojtar i cili ka treguar kualitetet e tij si me klub ashtu edhe me kombëtare”, ka thënë Trezeguet. “Mendoj se ai është e tashmja, por mbi të gjitha një lojtar i së ardhmes në futboll”. “Mbappe është pasues i Messit dhe Ronaldos. Ai është një lojtar i veçantë”.

Previous Next