Dy gjigantët evropianë interesohen për lojtarin e skuadrës franceze.

Nicolas Pepe është duke mahnitur me paraqitjet e tij këtë stinor. Sulmuesi i Lille edhe këtë sezon e ka nisur në formën më të mirë, duke shënuar katër gola dhe tre asistime në gjashtë paraqitje, çka ka rritur akoma më shumë interesimin e klubeve të mëdha. Bayern Munich dhe Barcelona janë skuadrat që kanë patur kontakte direkte me francezët. Në verë për 23-vjeçarin u refuzuan 20 milionë euro, ndërsa tani vlera e sulmuesit është rritur në 35 milionë dhe në verë mund të arrijë edhe 50 milionë euro, shifër që janë gati ta paguajnë bavarezët dhe katalanasit.

Previous Next