Ledian Memushaj ishte tejet kritik pas humbjes ndaj Skocisë. Kombëtarja e Shqipërisë u mposht në “Hampden Park” me rezutltat 2-0.

Ai po ashtu e konstestoi golin e parë të sfidës. “E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Goli i parë ishte “offside”, por nuk do të thotë gjë. Nuk kemi luajtur mirë fare. Patëm shanse për të barazuar, por duhet t’i mbyllnim më mirë hapësirat. Problemi është i të gjithëve”. “Nuk më pëlqen të flas për zgjedhjet e trajnerit. Kemi 25 lojtarë që mund të luajnë të gjithë. Jemi të gjithë në të njëjtin nivel” “Ndryshimet taktike? Këto pyetje duhet t’ia bëni trajnerit, nuk më pëlqen të flas për zgjedhje taktike. Unë përgjigjem vetëm për performancën time”, u shpreh Memushaj pas ndeshjes.

Previous Next