Edhe pse Shqipëria ndaj Skocisë u pa një ekip i cili nuk arriti thuajse në një asnjë moment të krijonte një rast të denjë në portën kundërshtare, trajneri Panucci u shpreh pas ndeshjes së fitorja ishte e dhuruar për kundërshtarin.

“E përgatitëm ndeshjen shumë mirë, patëm edhe ne rastet tona në këtë sfidë, por ne i dhuruam dy gola kundërshtarit”, tha Panucci.Sa i përket lënies në stol të Bashës, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Izraelin, Panucci u shpreh se vendosi të bënte ndryshime në këtë sfidë, por në fund gaboi. Ai u shpreh ndër të tjerë se problemi i kësaj kombëtareje është mbrojtja, duke lënë shumë hapësira prapa.

Previous Next