Në një intervistë për “Radio Catalunya”, Lionel Messi ka folur për objektivin madhor sezonal të Barcelonës, që ndodhet në të njëjtin grup me Inter.

Fjalë të qarta dhe konkrete, për të mos lënë asnjë vend për interpretim. Nuk mund të ndodhte ndryshe nga Messi, i konsideruar futbollisti më i mirë në planet, te skuadra gjithmonë pretendente për fitimin e trofeut të Champions League. “Champions League? Besoj se na takon ta fitojmë. Vijmë pas tre eliminimesh të njëpasnjëshme në çerefinale, dhe e fundit, ajo kundër Romës, ishte më e rënda nga të gjitha, duke marrë shkas nga rezultati favorues me të cilin e nisnim ndeshjen e kthimit. Besoj se duhet të synojmë të fitojmë, si klub, si skuadër, si kontigjent. Kemi një skuadër spektakolare, mund t’ja dalim, nuk e themi sa për të kaluar radhën kemi një skuadër që mund të retendojë dhe luftojë për këtë kompeticion”, deklaroi Lionel Messi, duke paralajmëruar Inter dhe rivalët e pretendentët e tjerë.

Previous Next