Ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, Mikel Arteta, e ka të qartë se kush është favoriti për të fituar Champions League.

Sipas spanjollit, Real Madrid ka “diçka të veçantë në këtë kompeticion, një aftësi për të manovruar në situata të ndryshme që skuadrat e tjera nuk e kanë” dhe për këtë arsye, madrilenët janë favoritë për ta fituar Champions-in për herë të katërt radhazi. Por, Arteta nënvizoi se edhe Manchester City do të jetë një nga favoritët. “Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Jemi ekip i ri, por që kemi fituar shumë eksperiencë në vitet e fundit. Jemi më të përgatitur sesa vitin e kaluar”, tha Arteta.

Previous Next