Në dalje nga stadiumi, drejtori teknik, Leonardo, u shpreh shumë i zhgënjyer mbi barazimin e Milanit kundër Atalantës.

Sipas brazilianit, ekipi ka probleme përqendrimi dhe mentaliteti, teksa për mediat e pranishme shpjegoi edhe këndvështrimin e tij duke thënë se: “Duhet të ndryshojmë këtë mentalitet prej vendi të shtatë. Duhet ndryshuar në rang drejtuesish, por edhe si skuadër në fushën e lojës. Mund të arrijmë rezultate të rëndësishme që në këtë sezon, i cili sapo ka nisur. Objektivi kryesor është gjetja e një mendësie fituese. Nuk jemi konstantë në fushë dhe përqendrimi nuk është i pranishëm në të gjithë harkun kohor të ndeshjeve”.

Previous Next