Jose Mourinho ia ka dedikuar fitoren ndaj Burnley shefit ekzekutiv Ed Woodward pas protestave të tifozëve përpara ndeshjes. 

United mori një fitore të merituar ndaj Burnley-t me dy golat e Lukaku-t. Mourinho i thuri elozhe tifozëve të United dhe ka hedhur xhupin e tij drejt tyre në fund të sfidës. Por një aeroplan që ka fluturuar mbi Turf Moor ka sulmuar Woodward, dhe kur Mou pyetet për protestën e tifozëve, ai përgjigjet: “Gjatë ndeshjes unë nuk shoh në qiell, vetëm kur i kërkoj zotit ndihmë. “Nuk e kam parë aeroplanin, por Ed Woodward fitoi 2-0 sot.” “Mendoj se fituam për shkak të humbjes ndaj Tottenham. Kur humbet brenda dhe tifozët të fërshëllejnë, do të reagosh keq. Por kur tifozët të mbështesin, atëherë paraqitja do të jetë e mirë. “Jam i lumtur me paraqitjen e ekipit, me rezultatin dhe ndjesinë e tifozëve.”

Previous Next