“Gazzeta Dello Sport”, ka pasqyruar ditën e sotme, pagat e të gjithë lojtarëve që aktivizohen në Serinë A dhe normalisht nuk mund të mungojnë as ata shqiptarë që aktivizohen me Kombëtaren.

Elseid Hysaj është padyshim shqiptari me rrogën më të lartë në Serinë A. Mbrojtësi shkodran përfiton 1.6 milionë euro të Napoli. Edhe pse nuk merr aq sa meriton, Hysaj qëndron në vendin 12 te lista e skuadrës napolitane.
Në vend të dytë qëndron portieri i Lacios, Thomas Strakosha i cili përfiton 1.1 milionë euro në sezon, pra 0.5 më pak se Hysaj. Pas tij vijnë Berisha dhe Gjimshiti të Atalantë. Mbrojtësi merr 300 mijë euro në sezon, ndërsa Berisha 700 mijë euro.
Renditjen e mbyll mbrojtësi i Empolit, Frederik Veseli, i cili merr një pagë relativisht të ulët. Vetëm 250 mijë euro për mbrojtësin 25-vjeçar.
Lista me pagat e futbollistëve të Kombëtares që aktivizohen në Serinë A:
Elseid Hysaj 1.6 milionë euro në sezon
Thomas Strakosha 1.1 milionë euro në sezo
Etrit Berisha 700 mijë euro në sezon
Berat Gjimshiti 300 mijë euro në sezon
Federik Veseli 250 mijë euro në sezon.

Previous Next