Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, rrezikon të dënohet pasi ishte zënë nga policia lokale pa patentë shofer, raporton Cadena Ser. 

GPiqué, është akuzuar nga Barcelona Guardia Urbana se vozitë pa asnjë pikë në patentë shoferin e tij. Policia lokale e ka pikasuar lojtarin e Barcelonës duke vozitur në zonën l’Eixample të qytetit. Sipas raporteve, lojtari i ka humbur të gjitha pikët në patentë shoferin e tij, e cila gjë do të thotë se ai nuk lejohet të vozitë. Në Spanjë, vizitësi ka 12 pikë dhe nëse i humbet ato për shkelje të trafikut më nuk ka patentë shoferë. Nëse lojtari shpallet i fajshëm ai do të dënohet me 6000 euro ose burgim gjashtë muaj.

Previous Next