Real Madrid ka arritur të sigurojë tre pikë në përballje ndaj Espanyol, duke fituar me rezultatin 1:0.

Goli i vetëm i “mbretërve” erdhi nga Marcos Asensio, i cili me një goditje fantastike me të majtën dërgoi topin në rrjetë. “Los Blancos” nuk u ndalën së kërcënuari portën e kundërshtarëve, mirëpo konkretizimi mungoi. Është kjo fitorja e katërt në pesë takime të La Ligas nga Real Madrid. “Mbretërit” grumbullojnë 13 pikë dhe prijnë me një pikë më shumë se Barcelona e cila luan nesër ndaj Gironas.


Previous Next