Ka ardhur edhe fitorja e tretë në po kaq ndeshje për Real Madridin në La Liga. 

Skuadra që tani drejtohet nga Julen Lupetegui, ka mposhtur 4:1 Leganes në ‘Santiago Bernabeu’. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi barazim 1:1. Ishte Bale që shënoi në minutën e 17’ për Realin, ndërsa vendasit në minutën e 24’ barazuan me anë të Carillo, nga penalltia. Pjesa e dytë solli edhe tri gola tjera për Real Madridin, që realizoi dy herë me anë të Benzema (50’ dhe 61’) dhe Sergio Ramos, që në minutën e 66’ u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Me këtë fitore Real Madrid arrin në kuotën e 9 pikëve, dhe xhiron tjetër udhëton për t’u përballur me Athletico Bilbaon.


Previous Next