Ronaldinho e do rikthimin e Neymarit te Barcelona.
Legjenda e katalonasëve ka thënë se ai do të ishte i lumtur që bashkëkombësi i tij të rikthehej në ‘Camp Nou’.
“Do të isha i lumtur, nëse Neymar rikthehet përsëri te Barcelona dhe ai e di këtë”, ka thënë Ronaldinho. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në verën e kaluar, por që unë mbaj një shpresë që ai të kthehet sërish te klubi dhe të jap më të mirën, siç bëri viteve të kaluar”, ka shtuar më tej legjenda braziliane.