Arjen Robben thotë se ndihet i lumtur në Bayern Munich pasi i është afruar moshës 35-vjeçare.

Holandezi e filloi stinorin në bankën rezervë, mirëpo ka startuar në dy prej tri ndeshjeve të Bundesligës. “Jam 34-vjeç tani, dhe do të tentojë që ta shijoj çdo moment. Nganjëherë mendon dhe e vëren se sa me fat je që ke mundësinë për të luajtur këtu, në një Allianz Arena të stërmbushur. Thjeshtë duhet ta shijosh këtë”, ka thënë Robbeni. 2Nuk e di se sa do të vazhdojë kështu, mirëpo nuk ndihem si 34-vjeçar. Ndihem shumë, shumë në formë. Shpresoj që do të qëndroj kështu për shumë kohë”. Ish-lojtari i Chelseat dhe Real Madridit është pjesë e klubit gjerman tash e nëntë vite dhe ka 295 paraqitje, 140 gola dhe 100 asistime me fanellën e Bayernit.

Previous Next