Roma ka gabuar përsëri në Serie A.

Verdhekuqët u ndalën nga Chievo në shtëpi. Rezultati final ishte i barabartë, 2:2. Roma kishte epërsinë e dy golave nga pjesa e parë, ku shënuan El Shaaraëy dhe Cristante. Megjithatë, Birsa dhe Stepinski barazuan në pjesën e dytë. Pas katër ndeshjeve të para, Roma ka një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Previous Next