Futbollisti më i mirë i globit merakoset për sigurinë e tij.

Sipas italianes Corriere di Torino, Cristiano Ronaldo që pas transferimit te Juventus ka frikë për sigurinë e familjes së tij. Prandaj ai i ka bërë një kërkesë klubit: më tepër truproje.
Plot tre roje personalë thuhet të ketë kërkuar ylli portugez. Dy duhet të ruajnë atë dhe familjen e tij, ndërsa njëri vetëm shtëpinë.
Që kur ka mbërritur në Itali, ka shkaktuar një kaos të madh në qytetin e Torinos. Kjo u pa që kur bëri vizitat mjekësore, me mijëra tifozë që prisnin me padurim për të bërë një foto me të.
Përveç problemeve me sigurinë, ai ka pasur probleme edhe brenda fushës teksa nuk ka arritur akoma të gjejë golin pas tre ndeshjeve në Serie A.

Previous Next