Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp pret që lojtarët e tij të flasin anglisht përndryshe do të shiten eventualisht, sipas Alan Redmond, ish-mësuesin e anglishtes te Liverpool.

Klopp nuk pret shumë nga lojtarët e tij vetëm në fushën e lojës. Blerjet e reja të Liverpool duhet të mësojnë sa më shpejtë gjuhën angleze.
Të dy lojtarët e blerë këtë verë Fabinho dhe Naby Keita janë të limituar për shkak se nuk kuptojnë mirë gjuhën angleze.
“Është shumë e rëndësishme për të,” shprehet Redmond për ESPN FC. “Por zakonisht lojtarët më të mirë kanë uri për të mësuar.
“Nuk do të përmend emra, por mendoj se në shtatë-tetë raste kanë ardhur lojtarë të pamotivuar për të mësuar gjuhën angleze.
“Dhe Zakonisht pas një apo dy viteve ata largoheshin në formë huazimi ose shitje përfundimtare.”

Previous Next