Sergio Ramos është tifoz i Sevillas. Kështu ka deklaruar Jesus Navas, futbollisti i skuadrës andaluziane.

Para ndeshjes ndaj Real Madridit, Navas theksoi që kapiteni i Realit prej fëmijërisë është tifoz i Sevillas. “Sergio Ramos vazhdon të jetë me Sevilla-n, ai ka qenë që i vogël”, deklaroi Navas për “Marca”. “Ai është rritur në ato lagje dhe është në dijeni të gjërave që ndodhin në klub, ai vazhdon të mbetet një tifoz”. “Kemi përjetuar shumë momente të bukura së bashku në vitet e fundit. Jemi miq fëmijërie”. “Flasim shpesh me njëri-tjetrin, dhe patjetër që është diçka e veçantë të ndeshen ndaj tij”. “Sa herë që luajmë brenda, zbresim në fushë për të fituar, nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari”, shtoi ai.

Previous Next