Jose Mourinho është duke u rrezikuar seriozisht për t’u shkarkuar nga stoli i “djajve të kuq”.

Manchester United është kapur nga një krizë e cila u thellua edhe më shumë kur klubi i drejtuar nga Mourinho u eliminua nga skuadra e Derbyt. Por ajo që ra në sy ishte dhe mosaktivizimi i mesfushori Paul Pogba për shkak të deklaratave që kishte bërë kundër portugezit. Por ajo që bëjnë me dije mediat britanike është se stolin e “djajve të kuq” mund ta marrë Zinedine Zidane i cili së fundmi është parë të jetë në Londër. Ndoshta duke pritur telefonatën e drejtuesve të United.

Previous Next