Xherdan Shaqiri ka vendosur të flas rreth kritikave të ish-bashkëlojtarit të tij, Charlie Adam, me të cilin djersitën së bashku fanellën e Stoke Cityt.

Stoke City përfundoi sezonin e fundit në Ligën Premier në tri pozitat e fundit dhe humbi mundësinë për të mbetur në elitë edhe për një sezon. Pas rënies nga kategoria, kapiteni i ekipit, Adam, doli hapur me disa kritika ndaj yllit me prejardhje shqiptare, Shaqirit, duke e fajësuar për dështimin e skuadrës. Tani pas një kohë relativisht të gjatë, Shaqiri është kthyer të flas për ish-bashkëlojtarin e tij, të cilit ia ktheu kritikat me të njëjtën monedhë. “Mendoj se kjo është vetëm nga frustrimi ndoshta ose nga xhelozia, sepse kam pasur një lëvizje të mirë [te Liverpooli]”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Evening Standard. “Isha i befasuar që ai foli ashtu për mua, por ndonjëherë është karakteri i një lojtari ai që flet”. “Unë e di që ajo që tha ishte krejtësisht e gabuar sepse në atë kohë kur unë luaja atje – sidomos kur kohët ishin të vështira – isha aty dhe shënova shumë gola”. “Isha një nga të vetmit që ndihmuan ekipin me gola në ndeshje të vështira dhe ai ishte ai djali i cili mori kartonin e kuq në ndeshje të rëndësishme (kundër Everton) dhe humbi një penallti (kundër Brighton)”, përfundoi ylli shqiptar.

Previous Next